Kompania ICTS Albania shpk dhe stafi i saj iu bashkuan nismës së Bashkisë Tiranë “Dhuro një pemë” duke kontribuar kështu në mbrojtjen e mjedisit që na rrethon duke dhuruar dhe mbjellur pemë.
Më datë 20.03.2018 stafi i ICTS ALBANIA shpk mori pjesë në mbjelljen e pemëve dekorative të llojit Blir. Pemët e dhuruara u mbollën tek zona e liqenit artificial te Tiranes.
ICTS Albania e vlerëson këtë projekt dhe e konsideron të një rëndësie të veçantë për përgjegjësinë sociale që Kompania ka në mbrojtjen e mjedisit që na rrethon dhe përmirësimin e cilësisë së jetësës së qytetarëve.