Termat dhe Kushtet

Të dhëna:

Kjo marrëveshje zhvillohet ndërmjet jush, përdoruesit të Faqes së Uebit dhe ICTS Europe, pronarëve të Faqes së Uebit. Ju duhet të pranoni t’iu bindeni termave dhe kushteve herën e parë që përdorni Faqen e Uebit. Nëse nuk dëshironi t’iu bindeni termave dhe kushteve, atëherë nuk duhet të përdorni më tej faqen.

  1. Përkufizime dhe interpretime:

Në këtë Marrëveshje termat e mëposhtëm do të kenë këto kuptime:

“Përmbajtja”

nënkupton cdo tekst, grafik, imazh, audio, video, software, të dhëna dhe cdo formë tjetër informacioni që mund të përmbahet në kompjuter, që shfaqet në Faqen e Uebit ose është pjesë e Faqes së Uebit;

“ICTS Europe”

nënkupton ICTS Europe, Roissy pôle Le-Dôme, 1, rue de La Haye, BP 12936, 95732 Roissy CDG Cedex, France;

“Shërbime”

nënkupton cdo paisje, mjet, shërbime apo inforamcion që ICTS Europe siguron nëpërmjet Faqes së Uebit, qoftë tani apo në të ardhmen;

“Sistemi”

nënkupton cdo infrastrukturë të komunikimit online që ICTS Europe siguron nëpërmjet Faqes së Uebit, qoftë tani apo në të ardhmen. Kjo përfshin, por nuk limitohet me, adresat e e-mail, tabelat e mesazheve, chat-i online dhe adresat postale;

“Përdoruesi” / “Përdoruesit”

nënkupton cdo palë të tretë që përdor Faqen e Uebit dhe nuk është një punonjës i ICTS Europe, që e përdor Faqen gjatë punës;

“Faqe Uebi”

nënkupton faqen që po përdorni në këtë moment (www.ictseurope.com)  dhe të gjitha nën-faqet e tjera që përfshihen, përvec rastit kur Termat dhe Kushtet e këtyre nën-faqeve nuk e lejojnë përdorimin e tyre.  

2.  Pronësia Intelektuale

  1. E gjithë përmbajtja në Faqen e Uebit, përvecse kur shtohet nga përdoruesit, duke përfshirë, por jo e limituar tek, teksti, grafikët, logot, ikonat, imazhet, audiot, videot, të dhënat, paraqitja e faqes, kodet dhe programet, janë pronë e ICTS Europe. Nëse përdorni këtë Faqe Uebi, jeni duke pranuar që këto materiale mbrohen nga ligjet nacionale dhe internacionale mbi pronën intelektuale.
  2. Ju nuk mundeni të riprodhoni, kopjoni, shpërndani, ruani apo të ri-përdorni në ndonjë mënyrë materialet në këtë faqe, përvecse kur faqja përfshin një klauzolë që jua lejon një gjë të tillë ose nëse keni leje me shkrim nga ICTS Europe për t’i kryer këto veprime.
  3. Materialet nga kjo Faqe Uebi mund të ripërdoren pa leje të shkruar kur përfshihen në cilindo prej përjashtimeve të specifikuara në Kapitullin III të Aktit mbi të Drejtat e Pronësisë së Dizanjeve dhe Patentave të 1988.

3.  Links të Faqeve të tjera të Uebit

Kjo Faqe Uebi mund të përmbajë links të faqeve të tjera. Këto faqe nuk janë nën kontrollin e ICTS Europe, përvese kur një gjë e tillë është deklaruar në faqe. Ne nuk mbajmë përgjegjsi për përmbajtjen e këtyre faqeve dhe mohojmë cdo detyrim për të gjitha format e humbjes apo dëmtimeve që mund të ndodhin për shkak të përdorimit të tyre. Përfshirja e link-ut në faqen tonë nuk nënkupton miratim nga ana e faqes apo pronarit të saj.

4. Links të kësaj Faqeje Uebi

Ata që dëshirojnë të shtojnë një link në këtë Faqe Uebi munden ta bëjnë këtë vetëm në faqen kryesore, pa patur nevojë për një leje fillestare. Nëse dëshironi të shtoni një link në një faqe specifike, atëherë keni nevojë për lejen e shkruar të ICTS Europe. Për të mësuar më tepër mbi këtë, ju lutem na kontaktoni nëpërmjet e-mail në mail@ictseurope.com ose nëpërmjet telefonit; +33 1 48 16 79 03 ose fax +33 1 48 62 95 93.

5. Privatësia

Përdorimi i Faqes së Uebit po ashtu ndikohet nga Politikat e Privatësisë. Për të lexuar Politikat e Privatësisë, ju lutem klikoni link-un.

6. Mohimet

  1. ICTS Europe nuk garanton apo deklaron që Faqja e Uebit do të përmbushë kërkesat tuaja, që do të ketë një cilësi të kënaqshme, që do të mundet t’i shërbejë një qëllimi të caktuar, që nuk do të dëmtojë të drejtat e një pale të trejtë, që do të mund t’iu përshtatet të gjitha sistemeve, që do të jetë e sigurtë dhe që i gjithë informacioni i përfshirë do të jetë i saktë. Nuk garantojmë ndonjë rezultat specifik nga përdorimi i këtij shërbimi. 
  2. As një pjesë e kësaj Faqeje Uebi nuk është parashikuar të përdoret për të dhënë këshilla dhe nuk duhet të mbështeteni tek ajo kur merrni vendime apo kryeni vemprime të cfarëdolloj natyre.

7. Disponueshmëria e Faqes së Uebit.

Shërbimi sigurohet “sic është” dhe në bazë të disponueshmërisë. Nuk japim garanci që Shërbimi nuk do të ketë difekte apo të meta. Nuk japim garanci (të shprehur apo të nënkuptuar) që ky Shërbim do të jetë i përshtatshëm për veprime të caktuara, që do të ketë informacion të saktë e që do të ketë cilësi të kënaqëshme.

ICTS Europe nuk mban përgjegjësi për cfarëdo ndërprerje të shërbimit apo për rastet kur Faqja e Uebit është e padisponueshme për shkaqe të jashtme, duke përfshirë, por jo duke limituar, dështimin e paisjeve ISP, dështimin e paisjeve mikëpritëse, dështimin e sistemeve të komunikimt, ndërprerjen e energjisë, shkaqeve natyrore, luftës apo kufizimeve ligjore dhe censurës.

8. Kufizimi i Detyrimeve

  1. Në maksimumin e lejuar nga ligji, ICTS Europe nuk pranon as një përgjegjsi për cfarëdolloj humbjeje apo dëmi të drejtpërdrejtë ose jo, të parashikueshëm ose jo, duke përfshirë dëmet jo të drejtpërdrejta, të vecanta, ekzemplare apo që vijnë si pasojë e përdorimit të Faqes së Uebit apo i ndjonjë informacioni të përfshirë aty. Përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që po pranojnë kur përdorin Faqen dhe përmbajtjen e saj.
  2. Sidoqoftë këtë terma dhe kushte nuk përjashtojnë apo kufizojnë përgjegjsinë e ICTS Europe për vdekjen apo dëmtimin personal që mund t’i shkaktohet nga neglizhenca apo mashtrimet nga ICTS Europe.
  3. Çdo përpjekje është bërë për të siguruar që këto terma dhe kushte përmbahen plotësisht Brenda kushteve të Aktit mbi Termat e Padrejta të Kontratave të 1977. Sidoqoftë, nëse ndonjë nga këto terma është i paligjshëm, i pasaktë apo i pa-aplikueshëm, ky term duhet të konsiderohet i shkëputur nga pjesa tjetër dhe nuk duhet të ndikojë vlefshmërinë dhe aplikueshmërinë e termave të tjerë. Kjo parashikohet vetëm në ato juridiksione ku një term i caktuar është i paligjshëm.

9. Nuk ka shmangie nga detyrimet

Nëse ndonjëra nga palët e këtyre Termave dhe Kushteve dështon në ushtrimin e të drejtave apo kompensimeve, kjo nuk mund të interpretohet si heqje e kësaj të drejte apo kompensimi.

10. Termat dhe Kushtet e mëparshme

Në rast të ndonjë konflikti ndërmjet këtyre Termave dhe Kushteve me versione paraardhëse, version aktual do të aplikohet, përjashto rastet kur e kundërta është cilësuar.

11. Njoftimet

Të gjitha njoftimet/komunikimet duhet të na jepen ose nëpërmjet postës ose nëpërmjet e-mail tek mail@ictseurope.com. Këto njoftime duhet të konsiderohen të marra 3 ditë pas nisjes me postë, nëse dërgohet me postë të klasit të parë, dhe ditën e dërgimit të e-mail nëse ky e-mail është dërguar gjatë një dite pune. Nëse e-mail dërgohet gjatë fundjavës apo pushimeve, duhet të konsiderohet i marrë ditën e rifillimit të punës.

12. Ligji dhe Juridiskioni

Këto terma dhe kushte dhe marrdhënia midis jush dhe ICTS Europe do të vendosen dhe interpretohen në bazë të Ligjit të Anglisë dhe Uellsit dhe ICTS Europe dhe ju pranoni t’i bindeni ekskluzivisht juridiksionit të Gjykatave të Anglisë dhe Uellsit.