Karriera

Etika e shërbimit të ICTS Albania bazohet në punën në grup dhe kompania përpiqet të krijojë një ambjent pune ku stafi të vlerësohet dhe të ndihet i vlerësuar, gjithashtu ku ata gjejnë mundësinë për të arritur qëllimet e tyre profesionale. Bazuar në vizionin dhe vlerat tona, ne hartojmë politika që respektojnë personalitetin e njeriut, që promovojnë zhvillimin e vazhdueshëm të kapitalit njerëzor dhe të tregojnë fuqinë e kompanisë, që është stafi ynë. Çdo punonjës i ICTS shihet si një Ambasador i brendit të kompanisë.

Theks i veçantë i është dhënë çështjeve që kanë të bëjnë me shëndetin dhe sigurinë si dhe zhvillimin e aftësive udhëheqëse të menaxherëve dhe supervizorëve tanë.

Nxitjet dhe mirënjohja janë gjithashtu të rëndësishme. Ato janë shfaqen nga politikat si shpërblimi për Punonjësit e muajit dhe vlerësimin vjetor të Performancës. ICTS gjithmonë merr parasysh mendimet e njerëzve tanë për të përmirësuar vazhdimisht mjedisin e punës. Në këtë kontekst, ne kryjmë një anketim vjetor që bën vlerësimin nga punonjësit, e cila I ofron mundësinë stafit tonë për të shprehur pikëpamjet e tyre për fusha të veçanta të operimit të kompanisë. Rezultatet çdo vit janë shumë pozitive dhe të tregojnë që punonjësit tanë ndihen krenar që punojnë në ICTS, dhe të njohin, ndër të tjera, mjedisin miqësor, komunikimin efektiv, shërbime të shkëlqyera të konsumatorëve dhe dëshirën për përmirësim të vazhdueshëm.

Pse të zgjidhni ICTS Albania:

Siguria e punës

  • Kontratë Pune Profesionale
  • Përfitimet jo-monetare

Ambjent Pune i Sigurtë

  • Çertifikata OHSAS 18001
  • Plan Kontrolli Mjekësor për Stafin

"Investimi në Njerëz"

  • Mirënjohja e punonjësve – Politika me mundësi të barabarta
  • Trajnime të vazhdueshme dhe Zhvillimi në Karrierë

Forca e Markës

  • Lider në tregun e sigurisë aeroportuale dhe detare