Kush Jemi Ne

ICTS Albania është degë në pronësi totale të ICTS Europe, një ofrues global në shërbimin e sigurisë për sektorin e aviacionit, porteve detare dhe korporatave.

Themeluar në 2005, ICTS Albania ka ofruar shërbimin e sigurisë për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si dhe shumë shpejt për të gjitha linjat ajrore që perdorin Aeroportin e Tiranës. Nisur nga ekspertiza e saj e sigurisë së aviacionit, ICTS Albania ka siguruar pozicionin e saj si një lider në tregun e shërbimeve të sigurisë në Shqipëri, duke krijuar partneritete me të gjitha organizatat kryesore në Sigurinë e Përgjithshme dhe sektorin detar, duke ofruar shërbim sigurie, konsulencë dhe trajnime.

ICTS Albania është kompania e vetme qe ka të gjitha Licencat e Sigurisë nga Autoritetet e shtetit shqiptar - Drejtoria e Policisë, Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Drejtorisë së Përgjithshme Detare. Përveç kësaj ICTS është e vetmja kompani që ka Instruktorë te licencuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil si dhe patformen CBT (Computer Based Training), EAGLE për trajnime inovative të personelit të saj.

Si pjesë e ICTS Europe, ICTS Albania është një partner solid i sigurisë që ofron kapacitete profesionale të njohura, një etikë të fortë të biznesit dhe qëndrueshmëri afatgjatë. Ajo është e vetmja kompani e Sigurisë në Shqipëri që ofron përvojë dhe standarde ndërkombëtare, transparencë dhe profesionalizëm, besueshmëri, përputhje absolute me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kushtet kontraktuale të klientit, gjithmonë inovative duke ecur perpara me tendencat dhe zhvillimet ndërkombëtare të sigurisë.

Me qindra punonjës në Shqipëri, ICTS është në gjendje të kujdeset për nevojat e klientëve të saj.  Eksperienca, manaxhimi i mirë në nivelet e vendit dhe të grupit, shërben për t’u siguruar për ofrimin efektiv të shërbimeve lokale dhe koordinim qendror të zgjidhjeve të sigurisë në lokacione të shumta.

ICTS Albania, nëpërmjet risive te saj teknologjike, punonjësve të saj, partnerëve dhe aktiviteteve të saj të përditshme, përpiqet të bëjë një kontribut domethënës në biznesin e klientëve. Të gjithë janë të angazhuar të ofrojnë një ambjent pune të sigurtë dhe pozitiv për punonjësit e saj dhe të veprojë në mënyrë të përgjegjshme ndaj mjedisit ku jeton dhe vepron.