Politika e Privatësisë

Të dhëna:

Këto Politika aplikohen ndërmjet jush, përdoruesit të Faqes së Uebit dhe ICTS Europe, pronarit dhe siguruesit të kësaj Faqeje Uebi. Këto politika aplikohen sa herë që ICTS Europe përdor të dhënat e grumbulluara nga përdorimi që juaj i Faqes së Uebit dhe Shërbimeve dhe Sistemeve të përfshira.  

1. Përkufizime dhe Interpretime

Në këto Politika termat e mëposhtëm do të kenë këto kuptime:

“Profili”

nënkupton të gjithë infomacionin personal, informacionin bankar dhe akademik të përdorur nga Përdoruesit për të aksesuar materialet dhe/ose cilindo sistem komunikimi në Faqen e Uebit;

“Përmbajtja ”

nënkupton cdo tekst, grafik, imazh, audio, video, softëare, të dhëna dhe cdo formë tjetër informacioni që mund të ruhet në një kompjuter dhe që paraqitet në ose është pjesë e Faqes së Uebit;

“Gjurmuesit (Cookies)”

nënkupton një skedar të vogël që vendoset në kompjuterin tuaj nga ICTS Europe S.A kur vizitoni pjesë të caktuara të Faqes së Uebit. Kjo na lejon të identifikojmë vizitorët e rregullt dhe të analizojmë kërkimet e tyre të zakonshme nëpër Faqen e Uebit;

“Të dhëna”

nënkupton të gjithë informacionin që paraqisni në Faqen e Uebit. Kjo përfshin, por nuk limitohet me, detajet e Profilit dhe informacionit të paraqitur gjatë përdorimit të cilitdo prej Shërbimeve apo Sistemeve tona;

“ICTS Europe S.A”

nënkupton ICTS Europe S.A, of 1, Boulevard Joseph II, L-1840 Luxemburg;

“Shërbim”

nënkupton të gjitha paisjet online, mjetet, sherbimet apo informacionet që ICTS Europe siguron nëpërmjet Faqes së Uebit tani apo edhe në të ardhmen;

“Sistem”

nënkupton cdo infrastrukturë të komunikimit online që ICTS Europe siguron nëpërmjet Faqes së Uebit, qoftë tani apo në të ardhmen. Kjo përfshin, por nuk limitohet me, adresat e e-mail, tabelat e mesazheve, chat-i online dhe adresat postale;

“Përdorues” / “Përdoruesit”

nënkupton cdo palë të tretë që përdor Faqen e Uebit dhe nuk është një punonjës i ICTS Europe, që e përdor Faqen gjatë punës;

“Faqe Uebi”

nënkupton faqen që po përdorni në këtë moment (ëëë.ictseurope.com) dhe të gjitha nën-faqet e tjera që përfshihen, përvec rastit kur Termat dhe Kushtet e këtyre nën-faqeve nuk e lejojnë përdorimin e tyre. 

2. Të dhënat e grumbulluara

Pa përjashtime, cilado prej të dhënave të mëposhtme mund të grumbullohet:

  1. Emri;
  2. data e lindjes;
  3. gjinia;
  4. puna;
  5. profesioni;
  6. mënyrat e kontaktit si adresa e e-mail dhe numrat e telefonit;
  7. të dhënat demografike si kodi postal, preferenecat dhe interest;
  8. të dhënat financiare si numri i kartës së kreditit/debitit;
  9. adresa IP (regjistrohet automatikisht)
  10. versioni dhe lloji i uebit të përdorur (regjistrohet automatikisht);
  11. motorri i kërkimit (regjistrohet automatikisht);
  12. një listë e adresave të përdorura duke filluar me faqen referuese (faqen që ju drejtoi tek ne), aktivitetin tuaj në Faqen e Uebit dhe faqen ku shkoni pasi mbaroni përdorimin e faqes sonë (regjistrohen automatikisht);
  13. informacion mbi Gjurmuesit (Cookies) (shikoni Klauzolën 10 më poshtë).

3. Përdorimi i të Dhënave

  1. Të gjitha të gjitha të Dhënat persoanle që paraqisni do të mbahen nga ICTS Europe për sa kohë që përdorni Shërbimet dhe Sistemet e siguruara nga Faqja e Uebit. Të Dhënat që do të paraqisni nëpërmjet cilitdo prej Sistemeve të komunikimt mund të ruhen për një kohë të gjatë deri në dymbëdhjetë (12) muaj.
  2. Përjashto rastet kur mund të jemi të detyruar ose lejuar nga ligji, dhe duke ju referuar Klauzolës 4, të Dhënat tuaja nuk do t’i zbulohen palëve të treta. Kjo përfshin degët tona dhe/ose kompani të tjera në grupin tonë.
  3. Të gjitha të Dhënat personale ruhen në mënyrë të sigurtë në përputhje me parimet e Aktit për Mbrojtjen e të Dhënave 1998. Për më shumë detaje mbi sigurinë, shiko Klauzolën 9 më poshtë.
  4. Cilatdo ose të gjitha të Dhënat mund të kërkohen prej nesh herë pas hëre në mënyrë që t’iu sigurojmë shëmbimin dhe eksperiencën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të Faqes sonë të Uebit. Specifikisht, të Dhënat mund të përdoren nga ne për arsyet e mëposhtme:
    1. ruajtja e procesverbalit të brendshëm;
    2. përmirësim i produkteve/shërbimeve tona;
    3. dërgimi nëpërjmet e-mail i materialeve promocionale që mund t’iu interesojnë;
    4. për të siguruar studimin e tregut mund t’iu kontaktojmë duke përdorur e-mail, telefon, fax apo postës. Ky informacion mund të përdoret për të rregulluar Faqen e Uebit.

4. Faqet e Uebit dhe Shërbimet e Palëve të Treta

ICTS Europe mund të punësojë, herë pas hërë, palë të tjera për t’u marrë me cështje të caktuara që mund të përfshijnë, por nuk limitohen me, kryerje e pagesave, dërgimin e blerjeve, motorët e kërkimit, reklamat dhe marketingun. Siguruesit e këtyre shërbimeve nuk kanë akses ndaj të Dhënave personale të caktuara të siguruara nga Përdoruesit e Uebit. Të gjitha të Dhënat e përdorura nga këto palë, përdoren vetëm për të siguruar kryerjen e shërbimeve të kërkuara nga ICTS Europe.  Të gjitha përdorimet e tjera janë rreptësisht të ndaluara. Për më tepër, të gjitha të Dhënat e procesuara nga palët e treta duhet të procesohen duke u mbështetur në termat e Politikave të Privatësisë dhe në përputhje me Aktin e Mbrojtes së të Dhënave 1998.

5. Ndryshimet e Pronësisë dhe Kontrollit të Biznesit

  1. ICTS Europe S.A mundet, herë pas here, të zgjerojë ose reduktojë biznesin dhe kjo mund të përfshijë shitjen e sektorëve të caktuar ose e drejta për të kontrolluar këto sektorë mund t’i transferohet palëve të tjera. Të Dhënat e siguruara nga Përdoruesit mund t’i transferohen palës së tretë, kur të jetë e nevojshme, dhe pronari i ri ose pala e re kontrolluese janë të lejuar t’i përdorin këto të Dhëna për të plotësuar shërbimin e kërkuar, për sa kohë që respektojnë Politikat e Privatësisë.
  2. Nëse të Dhënat transferohen në këtë mënyrë, ju nuk do të kontaktoheni paraprakisht dhe të informoheni për ndryshimet.

 6. Kontrolloni akesesin e të dhënave tuaja

  1. Sa herë t’iu kërkohet të paraqisni të Dhëna, ju do të keni mundësinë të kufizoni përdorimin e të Dhënave nga ne. Kjo mund të përfshijë situatat e mëposhtme:
    1. përdorimin e të Dhënave për Marketing; dhe
    2. ndarjen e të Dhënave me palët e treta.

7. E drejta juaj për të mos ndarë Informacionin

  1. Ju mund të përdorni pjesë të caktuara të Faqes së Uebit, pa siguruar as një të Dhënë. Sidoqoftë, për të përdorur të gjitha Shërbimet dhe Sistemet e disponueshme në Faqen e Uebit mund të keni nevojë të paraqisni informacion mbi Profilin tuaj ose të dhëna të tjera.
  2. Mund të kufizoni përdorimin e Gjurmuesve (Cookies) nga motorri juaj i kërkimit. Për më tepër informacion shikoni Klauzolën 10 më poshtë.

8. Të aksesoni të dhënat tuaja

  1. Ju mund të hyni në profilin tuaj kurdoherë për të parë ose ndryshuar të Dhënat. Mund t’iu duhet të ndryshoni ose përditësoni të Dhënat në varësi të situatës tuaj. Të Dhënat shtesë për qëndrimin tuaj ndaj marketingut mund të ruhen dhe të ndryshohen kurdoherë.
  2. Keni të drejtë të kërkoni një kopje të të Dhënave tuaja pas pagesës së një tarife të vogël.

9. Siguria

  1. Siguria e të Dhënave ka rëndësi të madhe për ICTS Europe dhe për të mbrojtur të dhënat tuaja kemi vendosur procedura të përshtatshme fizike, elektronike dhe menaxherial, për të mbikqyrur dhe siguruar të Dhënat e grumbulluara online.

10. Gjurmuesit (Cookies)

  1. ICTS Europe mund të vendosë dhe të aksesojë Gjurmuesit në kompjuterin tuaj. Të gjithë Gjurmuesit e përdorur nga Faqja e Uebit, përdoren në përputhje me kushtet e Rregullores mbi Privatësinë dhe Komunikimin Elektronik (Direktivë Komisionit Europian) 2003 e ndryshuar më vonë në Rregullore mbi Privatësinë dhe Komunikimin Elektronik (Direktivë Komisionit Europian) (Amendament) 2011. ICTS Europe i ka përzgjedhur këto gjurmues me kujdes dhe i përdor për të lehtësuar disa nga funksionet dhe karakteristikat e Faqes së Uebit. Po ashtu Gjurmuesit përdoren për të kryer analiza të caktuara. Këto Gjurmues gjurmojnë lëvizjet dhe aktivitetet tuaja në Faqen e Uebit dhe janë krijuar për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë përdoruesit, duke na dhënë kështu mundësinë të përmirsojmë Faqen tonë të Uebit dhe shërbimet tona.
  2. Përpara se Faqja e Uebit të vendosë Gjurmues në kompjuterin tuaj, një mesazh do t’iu paraqitet për të kërkuar lejen tuaj për këtë veprim. As një prej Gjurmuesve nuk dëmton privatësinë tuaj në ndonjë mënyrë dhe të dhënat personale nuk grumbullohen. Duke na dhënë leje të vendosim Gjurmues ju po na mundësoni t’iu ofrojmë eksperiencën dhe shërbimin më të mirë të mundshëm kur përdorni Faqen e Uebit. Nëse nuk dëshironi të jepni leje për të vendosur Gjurmuesit, pjesë të caktuara të Faqes së Uebit mund të mos funksionojnë plotësisht apo sic ishte parashikuar.
  3. Funksionimi i pjesëve të caktuara të Faqes së Uebit mund të varet nga përdorimi i Gjurmuesve dhe të konsiderohen nga ligji si rreptësisht të detyrueshme. Miratimi juaj, për vendosjen e këtyre Gjurmuesve nuk do të kërkohet, sidoqoftë, ju mund ta lejoni apo pengoni Gjurmuesit nëprmjet motorrit të kërkimit që përdorin, sic shpjegohet në nën-Klauzolën 10.4.  
  4. Ju mund të zgjidhni të lejoni ose jo Gjurmuesit në motorrin tuaj të kërkimit. Motorri i kërkimit i pranon Gjurmuesit automatikisht, pork jo mund të ndryshohet. Për më shumë detaje shikoni menunë “Ndihmë” në motorrin tuaj të kërkimit. Duke mos lejuar  Gjurmuesit ju mund të hasni pengesa plotësisht Shërbimet e disponueshme në Faqen e Uebit.
  5. Ju mund t’i fshini Gjurmuesit në cdo moment, sidoqoftë mund të humbisni informacion që ju lejon të aksesoni më shpejt Faqen e Uebit.
  6. Faqja e Uebit mund të përdorë Gjurmues të palëve të treata. Këto gjurmues nuk janë të domosdoshëm për të kryer shërbimet e siguruara nga Faqja e Uebit dhe mund të bllokohen ose nëpërmjet motorrit të kërkimit ose nëpërmjët përgjigjes të kërkesës për leje të shpjeguar në nën-Klauzolën 10.2.
  7. Ju këshillohet të siguroheni që motorri juaj i kërkimit është i përditësuar dhe që t’i referoheni ndihmës dhe udhëheqjes së ofruar për të rregulluar opsionet e privatësisë.

 11. Ndryshimet në këto Politika

ICTS Europe ka të drejtë t’i ndryshojë Politikat e Pirvatësië sic mund ta shohë të arsyeshme ose sic mund t’i kërkohet nga ligji. Të gjitha ndryshimet do të postohen menjëherë në Faqen e Uebit dhe ju kërkohet të pranoni Politikat e reja kur të përdorni për herë të parë pas ndryshimt Faqen e Uebit.