ICTS ALBANIA MUNDËSON PËR TË 3-in VIT RRADHAZI SHËRBIMIN E SIGURISË PËR EVENTIN “DITA E PAVARËSISË SË IZRAELIT”

11 maj 2017

ICTS Albania mundësoi shërbimin e sigurisë gjatë eventit të përvitshëm të “Ditës së Pavarësisë së Izraelit” të organizuar nga Ambasada Izraelite në Tiranë.

Për këtë përvjetor, Ambasada Izraelite në Shqipëri organizoi një pritje zyrtare në Hotel Sheraton, në Tiranë më 11 Maj 2017.

ICTS Albania ishte përgjegjëse për të gjithë Shërbimin e Sigurisë, duke mbikqyrur kontrollin në hyrje dhe kontrollin fizik të të gjithë të ftuarve, duke kontrolluar zonën e parkimit dhe duke vëzhguar të gjithë zonën. 

Me qindra të ftuar ishin mbledhur për të festuar këtë event madhështor. Ndër ta përfshiheshin korpuset diplomatike në Shqipëri, zyrtarë të lartë të shtetit dhe të qeverisë, figura publike dhe intelektualë të tjerë. Ambasadori Izraelit në shtetin tonë, Z. Boaz Rodkin, foli për rëndësinë e kësaj dite dhe për sakrificat e popullit izraelit për atdheun e tyre.

Përfaqësuesit e Ambasadës Izraelite në Shqipëri shprehën miratimin dhe vlerësimin e tyre për performancën fantastike të ICTS Albania. 

Izrael_Embassy1(1).JPG

Izrael_Embassy (2).JPG

Izrael_Embassy (3).JPG

Izrael_Embassy (4).JPG

Izrael_Embassy (3).JPG