Historia Jonë

  • Në vitin 2005 u krijuaICTS Albania dhe fitoi kontraten për të ofruar të gjithë shërbimin e sigurisë për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
  • ICTS që në fillim ofroi të gjithë ndihmën e nevojshme për procedurat dhe standardet e menaxhimit të sigurisë së TIA-s dhe së bashku filluan nje bashkëpunim të mirë.
  • Qe nga viti 2008, ICTS Albania zgjeroi operimin e saj tek të gjitha aspektet e Aviacionit dhe Sigurisë së Përgjithshme, duke u bërë përgjegjëse për manaxhimin e shërbimeve të sigurisë tek Hotel Sheraton Tirana.
  • 2012 kishte zhvillime të mëtejshme tëICTS Albania, duke zgjeruar klientët e saj në Vlerësimin e Riskut dhe shërbimin e konsulencës në industrinë e vajit dhe gazit, energjisë, industrive të rënda si: TITAN ANTEA CEMENT, Stream Oil, NISOVA Energy si dhe autoriteteve shtetërore si IQT

o          Duke zgjeruar eksperiencën e saj të sigurisë së aviacionit, ICTS Albania e ofroi edhe shërbime në sektorin e sigurisë Detare, duke manaxhuar operimin tek Porto Romano dhe Marina Orikum qëështë pronësi italiane.       

o          Klientë të tjerëkrijuan partneritet me ICTS Albania, përfshirë ketu spitalin e suksesshëm Italian SALUS  dhe Tirana Business Park – investimi më i madh gjerman në Shqipëri

o          Që atëherë ICTS Albania u forcua gjithmonë e më tepër, duke luajtur një rol kyç në krijimin e standardeve të sigurisë në vend; Perforcoi shërbimin e saj edhe në trajnime duke ua ofruar Bankës së Shqipërisë dhe banka të ndryshme private, AlbControldhe Albanian Airways

 

Në vitin 2014, ICTS Albania mori licencën “Organizatë e Njohur Sigurie për Sektorin Detar (RSO)” nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Shqipërisë ICTS Albania është bërë e vetmja kompani e licencuar që ofron shërbime sigurie detare në Shqipëri, duke qenë në përputhshmëri me Kodin e Sigurisë Ndërkombëtare për anije dhe porte (ISPS).

 

Si dëshmi e të dhënave të vazhdueshme që provojnë cilësinë dhe zbatimin e procedurave, Autoriteti i Aviacionit Civil rinovoi të gjitha licencat dhe certifikitat e cilësisë për ICTS Albania.  

 

o          Një ekip i ekspertëve të sigurisë detare si nga ICTS Albania dhe ICTS Europe, kanë punuar shumë për të ofruar shërbimin e kodit të ISPS për 2 ndër portet më të mëdha në Shqipëri, Porti i Durrësit dhe ai i Vlorës. Në këtë mënyrë kanë kontribuar për një të ardhme të qëndrueshme dhe të frytshme në sektorin detar në Shqipëri.

 

o          2014 dhe 2015 solli tekICTS Albanianjëe zgjerim të shërbimeve të saj edhe në sigurinë e Eventeve, duke siguruar evente të një profili të lartë sic është Forumi i Biznesit Shqiptaro – Gjerman me pjesëmarrjen e Kancelares Gjermane zj. Merkel tek TBP, visita e skuadrës së futbollit Norvegjez edhe Francez dhe evente të ngjashme të organizuara nga ambasadat e huaja, dhoma e tregtisë gjermane dhe organizata të tjera të ngjashme.

Në tetor te 2015, ICTS Albania rinovoi kontratën e saj të sigurisë me Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës për të tretën herë radhazi, duke i besuar ICTS të gjithë sigurinë si dhe fluksin e 2 milion pasagjerëve në vit.

 

Stafi i ICTS Albania rritet në 200 persona.