Konsultë në Siguri

ICTS Albania ofron një shërbim të plotë të menaxhimit të projektit për hartimin e zgjidhjeve të sigurisë, nga faza fillestare e vlerësimit të rrezikut për planin e sigurisë.

Konsulentët tanë profesionistë të sigurisë kanë një përvojë ndërkombëtare në këshillimin e klientëve privatë dhe për korporatat në të gjithë industritë që rradhiten në fushën e ndërtimit, prodhimit dhe transportit tek arsimi, spitalet dhe institucionet shtetërore. Ne mund të ofrojmë konsulencë në fushën e sigurisë së aviacionit, sigurisë së përgjithshme dhe sektorit detar.