Skanimi i pasagjereve

Operimi i skanerit varet nga menaxhimi proaktiv dhe mbikqyrja nëse puna e stafit është në pajtueshmëri me rregulloren. Mbarëvajtja e sigurisë në pikat e kontrollit, luan një rol jetik në përvojën në tërësi që kanë pasagjerët në aeroport.

ICTS Albania përdor kontroll cilësie dhe modele monitorimi kundrejt stafit për ndjekjen dhe matjen e performancës. Skaneristet e pikave të kontrollit janë zgjedhur me kujdes me ndihmën e një sistemi testimi psikometrik të kompjuterizuar që quhet Mcast. Mcast garanton se kandidatët kanë aftesitë e duhura për të bërë punën e tyre. Këto rezultate të kujdesshme bëjnë të mundur që të kemi një normë shumë të ulët tëndërrimit të stafit.

Skaneristët kanë trajnimet e nivelit më të lartë dhe vazhdimisht rifreskojnë njohuritë e tyre në  programet e trajnimit. Programet themelore dhe periodike përdorin Eagle – platform trajnimi kompjuterike (CBT) qëështë zhvilluar nga një degë e ICTS Teknologji. Eagle mundëson që të realizohen kurset për skaneristët me X-Ray.

Duke shpërndarë detyrat në mënyrë efektive, duke investuar në trajnime dhe monitorimin e stafit në mënyrë të rregullt, ne sigurojmë ofrimin e një shërbimi profesional dhe të shkëlqyer, në përfitim të pasagjerëve dhe lehtëson eksperiencën e tyre në aeroport.