Shërbimet ndaj Klientit

Ofrimi i shërbimeve të sigurisë per pasagjerët brenda mjedisit te aeroportit kërkon një ekuilibër delikat të zbatimit të rreptë te procedurave të sigurisë meatë tëshërbimit cilësor ndaj klientit. Kjo detyrë - e cila nuk është e lehtë - është e një rëndësie të madhe. ICTS Albania është e angazhuar të ofrojëshërbime efikase me fokus në eksperiencën e konsumatorit.

Shërbimi ynë ndaj klientit bazohet në aftesitë tona për të parashikuar cështjet,për të parandaluar problemet dhe auditimin periodik të performancës. Procedurat për ankesat e klientëve janë në vendin e duhur. Këto procedura na ndihmojnë që të marrim masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e incidenteve dhe për të arritur kënaqësinë e klientit.

Është jetike të themi që ata të cilët bashkohen tek ICTS Albania ndajnë të njëjtin interes për të ofruar një shërbim të sigurisë me cilësi të lartë, me fokus në shërbimin ndaj klientit. Një proces i plotë rekrutimi qe bazohet te kërkesat e klienteve, bën të mundur të gjenden kandidatë që perputhen me  nevojat e klientëve.

Me të gjitha kontratate reja, si dhe te partneriteteve të vazhdueshme, ICTS Albania ofron shërbimin ndaj konsumatorëvebazuar në kerkesat paraprake të klientit.Kuptimi i objektivave të klientit dikton veprimet e Agjentit te Sigurisë sëpasagjereve, nivelin e trajnimeve, si dhe mënyrën e trajtimit/zgjidhjeve të cështjeve të ndryshme. Për më tepër, ajo ofron bazën mbi të cilën zgjerohet performanca e shërbimit tonë.