Modeli Ynë i Biznesit

Struktura organizative e ICTS Albania i jep mundësinë klientëve tanë që në projekte të caktuara të kenë akses në një rrjet burimesh shumë të gjerë. Ky lloj sistemi lejon përqasje të lehtë me ekspertët e sigurisë që punojnë në zyrat tona në Shqipëri, jashtë vendit si dhe në industri të tjera.

Operacionet tona janë plotësisht në përputhje me kërkesat e enteve rregullatore lokale dhe ndërkombëtare, tregun lokal dhe ligjet e kodin e punës, duke siguruar shërbime efikase. Kjo strukturë ekzekutive pune bën të mundur që të zgjidhë edhe cështjet më komplekse operacionale të punës në menyrë efikase dhe të shpejtë.