Angazhimi Social

Stafi ynë është thelbi i suksesit të vazhdueshëm i kompanisë dhe ICTS Albania njeh rëndësinë që të investojë në mënyrë të vazhdueshme në të ardhmen e të gjithë stafit. Fokusi ynë është trajnimi, duke i siguruar stafit mundësinë e të mësuarit dhe zhvillimit, për t’i ndihmuar të arrijnë potencialin e punës së tyre.

ICTS Albania është e angazhuar për mbajtjen dhe zhvillimin e një ambienti të sigurtë dhe një fuqi punëtore të shëndetshme. Kompania respekton barazinë dhe diversitetin, ndërsa përqafon standardet më të larta të sjelljes etike.