Të bashkojmë zemrat duke dhuruar gjakun tonë!

23 gusht 2017

Dhurim i gjakut për fëmijët që vuajnë nga talasemia, leuçemia dhe kanceri  do të zhvillohet më 28 Gusht 2017 nga ora 09:00 deri në ora 16:00, në Tirana Business Park.

Ju lutem, mos harroni të ndani këtë informacion me kolegët tuaj, partnerët, bashkëpunëtorët, fqinjët dhe te qëndrojme të bashkuar në momente të tilla për kete kauzë.
Donacionet do të dërgohen në spitalin e Lushnjës për trajtimin e 200 fëmijëve që vuajnë nga talasemia, leuçemia dhe kanceri.

Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Banka Kombëtare e Gjakut  kanë nevojë për ndihmën tonë dhe janë të gatshëm të vijnë në mjediset tona për procesin e dhurimit të gjakut.


Për këtë qëllim do të zbatohen procedura strikte të donacionit dhe kritere të përzgjedhjes.

Dhurimi_i_Gjakut.jpg