SGS, klienti më i ri i ICTS Albania

14 nëntor 2016

Duke filluar nga Nentor 2016, ICTS Albania ka lidhur kontratë me kompaninë e mirënjohur ndërkombetare SGS, për ofrimin e shërbimeve të sigurisë. SGS është kompania lider në botë në fushën e inspektimeve, verifikimeve, testimeve dhe çertifikimeve me prezencë në 57 vende kudo në Botë.

Përveç shërbimit të ruajtjes me ekuipazh, patrullimit, monitorimit me CCTV dhe shërbimeve të kontrollit të hyrjeve, ICTS Albania do të jetë përgjegjëse edhe për instalimin e sistemeve elektronike të sigurisë tek zyrat qendrore të SGS si dhe në automjetet e qendrave të testimit, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

“Ky klient i mirënjohur është një nga faktorët kryesorë në trendin e rritjes të ICTS Albania, i cili vjen si rezultat i njohjes së markës që kompania jonë ndërton lokalisht dhe ndërkombëtarisht, përkushtimit të ekipit të manaxhimit dhe cilësisë së performancës të stafit operacional. Kjo bën që ICTS Albania të jetë zgjedhja e parë për korporatat e mëdha” thotë Panagiotis Fistedis, Drejtor i Përgjithshëm i ICTS Albania.