“ICTS ALBANIA” SPONZORIZON “OCTOBER FEST” TE ORGANIZUAR NGA DIHA

17 tetor 2017

 ICTS Albania ishte sponsor Silver per te katërtën here tek eventi “October Fest” organizuar nga DIHA (Dhoma e Tregetise dhe Industrise Gjermane ne Shqiperi) ne date 13 & 14 Tetor 2017 ne hotel Rogner. Përveç sponsorizimit, ICTS Albania ka ofruar edhe shërbimin e sigurisë për eventin. ICTS Albania kishte përgjegjësinë për të siguruar të gjitha hapësirat e parkimit, kontrollin e hyrjes, kontrollimin e biletave etj.

Kjo ngjarje e mrekullueshme sjell në Shqipëri traditën e festës së birrës "October Fest" në Mynih, duke kombinuar kështu kulturën e të dy vendeve. Të gjithë pjesëmarrësit, te ftuarit e eventit, anëtarët e "DIHA" dhe përfaqësuesit e kompanive, kaluan një kohë të mrekullueshme duke shijuar një sërë aktivitetesh festive gjatë dy ditëve të ngjarjes.

Me mbështetjen e shërbimeve të ICTS Albania, eventi pati një sukses të madh që u vlerësua edhe nga pjesëmarrësit dhe gjithashtu nga përfaqësuesit e "DIHA".

October_Fest_2017.jpg

IMG_4534.jpg1.jpg (1)

IMG_4534.jpg