ICTS Albania, punëdhënësi që tërhoqi vëmëndjen në “Panairin e Punës 2017”

26 prill 2017

ICTS Albania tërhoqi vëmendjen në Panairin e Punës 2017, organizuar në 29-31 Mars 2017, duke paraqitur profesionalisht Mundësitë e Punësimit që ofron dhe duke ngritur numrin e rekrutëve dhe pritshmëritë e Inspektoratit të Punës, ndërkohë që më shumë se 400 kantidatë aplikuan për pozicionet vakante në ICTS dhe për Programin e Intership-it.

Gjatë panairit u promovuan standartet ndërkombëtare të aplikuara në menaxhimin e burimeve njerëzore si: monitorimi i performancës dhe vlerësimet e punonjësve, bonuset dhe cmimet periodike dhe një sistem i brendshëm avancimi përmes metodave të rritjes në karrierë, mundësive për Intership-e, trajnimeve dhe aktiviteteve që mundësojnë të mësuarit e vazhdueshëm, anketave vjetore elektronike për përshtypjet e punonjësve, komunikimet e brendshme të stafit dhe aktiviteteve për punën në skuadër, përputhjes së plotë me kodin e punës etj.

Përvec promovimit të praktikave më të mira, ICTS Albania gjithashtu u zgjodh nga organizatorët e panairit për sigurinë e eventit, duke garantuar shërbim sigurie ekselent 24 orë në 24.

security_ok.jpg

ok 2.jpg

IMG_3315.jpg