ICTS ALBANIA MUNDËSOI SHËRBIMIN E SIGURISË PËR EVENTIN E PËRVITSHËM “DITA E BASTIJËS” SË AMBASADËS FRANCEZE NË TIRANË

14 korrik 2017

ICTS Albania mundësoi, për të dytin vit rradhazi, shërbimin e sigurisë për eventin e përvitshëm të Ambasadës Franceze në Tiranë, “Dita e Bastijës”. 

Në nder të kësaj dite, Ambasada organizoi një pritje zyrtare në Hotel Sheraton në Tiranë, në 14 Korrik, 2017. ICTS Albania garantoi Shërbimin e përgjithshëm të Sigurisë, mbikqyri pikat e kontrollit të hyrjes dhe kontrollimin fizik të të gjithë të ftuarve, vëzhgoi zonën e parkimit dhe survejoi të gjithë perimetrin.

Gjatë këtij eventi madhështor, me qindra të ftuar ishin mbledhur për të festuar rastin. Pjesëmarrës ishin politikanë të rëndësishëm dhe zyrtarë të qeverisë, figura publike, Ambasadori Amerikan, gazetarë, analistë dhe të tjera figura të rëndësishme.

Dita_e_Bastijes-collage.jpg

Dita_e_Bastijes.jpg