ICTS ALBANIA MUNDËSOI SHËRBIMIN E SIGURISË PËR “EVENTIN E PAVARËSISË SË AMERIKËS” PËR DHOMËN AMERIKANE TË TREGTISË NË TIRANË

4 korrik 2017

ICTS Albania mundësoi shërbimin e sigurisë për eventin e përvitshëm të Dhomës Amerikane të Tregtisë për nder të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Eventi u zhvillua në datë 30 Qershor, 2017 në Tirana International School (TIS).

ICTS Albania garantoi Shërbimin e përgjithshëm të Sigurisë, mbikqyri pikat e kontrollit të hyrjes dhe kontrollimin fizik të të gjithë të ftuarve, vëzhgoi zonën e parkimit dhe survejoi të gjithë perimetrin.

Eventi përfshinte një festë barbekjuje, muzikë live dhe një shfaqje me fishekzjarre. Me qindra të ftuar morën pjesë për të festuar, përfshirë edhe Ambasadorin Amerikan dhe të tjera figura të rëndësishme publike.

Pavaresia_e_Amerikes.jpeg

 

Pavaresia_e_Amerikes.jpeg