ICTS Albania mori pjesë me sukses në “Panairin e Karrierës 2018”

13 qershor 2018

ICTS Albania mori pjesë aktivisht për herë të parë në “Panairin e Karrierës” në 13 Qershor 2018, organizuar nga Universiteti Bujqesor në Tirane (UBT), duke krijuar mundësi bashkëpunimi me UBT si edhe duke ofruar mundësi për punë dhe praktikë për studentët e UBT.

Shumë studentë shprehën interesin e tyre për të qënë pjesë e ICTS Albania, ndërkohë që përfaqësuesit e kompanisë vunë në dukje mundësitë profesionale, duke aplikuar Sistemin e Brendshëm të Avancimit nëpërmjet programit Career Boost, Trajnimeve dhe aktiviteteve periodike të të Mesuarit, duke ndjekur standartet Ndërkombëtare të aplikuara në manaxhimin e Burimeve Njerëzore.

Kompania vlerëson interesin e shprehur në panair dhe nxit aspirantët për performuesit më të mirë për të qënë pjesë e një mundësie të jashtëzakonshme pune! Bëhu dhe ti ICTS!

1 Foto Kryesore.jpg

2.jpg (1)

3.jpg (1)

4.jpg