ICTS Albania lidh kontratë bashkepunimi me Austrian Airlines në Aeroportin Ndërkombetar të Tiranës

2 maj 2018

Prej datës 2 Maj 2018, ICTS Albania është përgjegjëse për shërbimet e verifikimit të dokumenteve të udhëtimit për Austrian Airlines në Aeroportin Ndërkombetar të Tiranës. Filiali Shqiptar i ICTS Europe do të sigurojë 14 fluturime javore në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Panagiotis Fistedis, administrator i ICTS Albania u shpeh se: "Fillimi i kësaj kontrate të re vjen pas 9 muaj bisedimesh me Autoritetet Austriake dhe Policinë e Shtetit Shqiptar dhe ne jemi të kënaqur që na është besuar shërbimi dhe partneriteti i ri i biznesit me Austrian Airlines.”

Austrian Airlines_ICTS_Collaboration 2018.jpeg