ICTS Albania ishte pjesemarrese e Forumit të Ditëve të Hapura, e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

27 qershor 2018

Më 27 Qershor 2018, ICTS Albania u bë pjesë e Forumit të Ditëve të Hapura në fushën e Burimeve Njerëzore, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Në ditën e parë të këtij Forumi të organizuar nga AmCham, tema kryesore e diskutimit ishte “Përvetësimi i talenteve”.

Ky forum do të zhvillohet edhe në tre ditë të tjera nga kompani të ndryshme, me tema diskutimi si “Health, Safety & Environment” nga kendvështrimi i Burimeve Njerëzore, " E ardhmja e Burimeve Njerëzore", "Automatizimi" dhe "Robotika".

Forume të tilla shërbejnë për shkëmbimin e eksperiencave të kompanive të ndryshme me njëra tjetren, si dhe për të përmirësuar një prej departamenteve më të rëndësishme në kompanitë private, siç është ai i Burimeve Njerëzore. Kjo sepse është një prej sektorëve që ka të bëjë drejtëpërdrejtë me respektimin e të drejtave, detyrimeve të punonjësve dhe trajtimin e tyre sipas ligjit.

Dhoma Amerikane e Tregtisë e ka kthyer tashmë në traditë organizimin e këtij forumi, ku ICTS Albania si anëtare ka qenë pjesmarrëse për të dytin vit radhazi. 

Në këtë forum kompania jonë përfaqësohet nga drejtuesja e Departamentit të Burimeve Njerëzore, Bora Cuni Gazeli.

1 Foto Kryesore.JPG

2.JPG

3.JPG