Fundjavë Franceze për stafin e ICTS Albania

15 korrik 2018

Kjo fundjavë shënoi kremtimin e Ditës Kombëtare të Republikës Franceze edhe në Shqipëri. ICTS Albania ishte e angazhuar në dy evente gjatë fundjavës, organizuar nga Ambasada Franceze dhe Dhoma Franceze e Tregtisë në Shqipëri.

Nën organizimin elegant të Ambasadës Franceze u zhvilluan kremtimet të shtunën në mbrëmje në ambientet e Pallatit t Brigadave në Tiranë. Një event me pjesëmarrjen e nivelit më të lartë të trupit Diplomatik në Shqipëri, të përfaqësuesve politike, shoqërisë civile, mediave dhe partnerëve të tjerë të kësaj ambasade.

Ne jemi shumë krenar që edhe këtë vit mbarëvajtja e sigurisë së eventit iu besua ICTS Albania, duke thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Ambasadën Franceze, i cili vijon prej vitit 2016. U kujdesëm që çdo gjë të ishte në lartësinë e duhur, duke ruajtur nivelin e eventit.

E diela u pasua nga një event më sportiv, "Festa e Verës", i organizuar nga Dhoma Franceze e Tregtisë në Shqipëri, në një ambient privat nën hijen e pishave në fshatin Qerret të Durrësit. ICTS Albania ishte edhe këtë vit sponsor i eventit, me përzgjedhjen e disa prej verërave më të mira që degustuan të ftuarit. 
Nuk kishte sesi të mungonte një ekran i madh për të shijuar live emocionet e ndeshjes finale të Kampionatit Botëror, ku luante ekipi francez. Gëzim, brohoritje, trokitje gotash kur Franca u shpall fituese e Kupës së Botës në Futboll.

Një fundjavë e bukur për stafin tonë, por edhe për të gjithë bashkëpunëtorët tanë francezë. 
Faleminderit Ambasadës Franceze për besimin e dhënë edhe këtë vit! Faleminderit Dhomës Franceze të Tregtisë për bashkëpunimin e shkëlqyer!

2.jpeg

3.jpeg

4.jpg

5.jpg

6.jpg

7.jpg

8.jpg

9.jpg