14 DHE 15 TETOR - “ICTS ALBANIA” ISHTE SPONSOR I ARGJENDTË PËR EVENTIN “OCTOBER FEST" TË ORGANIZUAR NGA “DIHA”

14 tetor 2016

 “ICTS Albania” për të tretin vit rradhazi, ishte sponsor i argjendtë i eventit “October fest” organizuar nga “DIHA” (Shoqata Gjermane e industrisë dhe tregtisë në Shqipëri), në 14 dhe 15 Tetor 2016 në ambjentet e “Stela” Resort. Përveç sponsorizimit, “ICTS Albania” kishte nën ruajtje dhe ishte përgjegjëse për sigurinë e zonës së parkingut, kontrollin e hyrjeve dhe daljeve, kontrollin e biletave etj, duke ofruar kështu shërbime sigurie për gjithë eventin.

Ky event sjell në Shqipëri traditën e festës së birrës “October fest” në Mynih, duke ndërthurur në këtë mënyrë kulturat e dy vendeve. Të gjithë pjesëmarrësit, të ftuarit në event, anëtarë të “DIHA”-s dhe përfaqësues të kompanive të mëdha, kaluan mbrëmje të këndshme duke shijuar një sërë aktivitetesh festive gjatë dy ditëve të eventit.

Falë performancës së lartë të “ICTS Albania” eventi rezultoi tejet i suksesshëm sa i perkët shërbimit të sigurisë, duke u vlerësuar nga pjesëmarrësit e eventit si dhe nga përfaqësuesit të “DIHA”-s.

 

DIHA_October_Fest_2016_x2x.jpg