Njerëzit Tanë

ICTS Albania ofron ekipe të ndryshme të trajnuara me standartet më të larta të industries. Pika jonë më e fortë e shërbimit është ruajtja dhe siguria, ne parandalojmë dhe shmangim konfliktet. Fuqia jonë punëtore ka stabilitet përvojën për të parashikuar dhe zgjidhur problemet përpara se të ndodhin, ne mundohemi të krijojmë marrëdhënie bashkëpunuese afatgjata me klientët tanë.

Ne vendosim standartet më të larta për punonjësit tanë. Cdo punonjës është i trajnuar se si të mendojë, veprojë dhe të reagojë për zgjidhjen e problemeve përpara se ato të ndodhin. Menxherët tanë me eksperiencë janë në ndihmë të punonjësve 24/7. Kjo do të thotë që ju të qëndroni të sigurtë kur ke nje ekip të dedikuar që punon për ju, për t’ju dhënë siguri dhe standarte të larta të shërbimit të klientit.

Gjithashtu punonjësit tanë janë:

Me eksperiencë në fusha të ndryshme. Shumica e stafit tonë dhe ekipit të menaxhereve kanë eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë. Ne punësojmë njerëz të moshave të ndryshme me profesione të ndryshme, por që janë të dedikuar dhe që punojnë me pasion për të siguruar një fuqi punëtore garues, të përgjegjshëm dhe të fortë.

Të trajnuar me standartet më të larta - Punonjësit tanë marrin trajnime sigurie që janë në përputhje me standartet e kërkuara kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe një trajnim më superior sic është trajnimi gjatë punës (OJT)

Uniforma - uniforma jonë iu jep mundësinë punonjësve të duken të paraqitshëm dhe profesionistë. Gjithashtu iu jep ndjenjën e krenarisë duke simbolizuar integritet dhe angazhim në detyrat që ato performojnë.

Fleksibël dhe të përshtatshëm - Kur do që ju keni nevojë për një shtesë në sigurinë tuaj ose të gjitha kërkesat tuaja per sigurinë, ne plotësojmë nevojat specifike tuajat. Ne gjithashtu mund trajnojmë punonjësit tuaj me pajisiet dhe teknologjitë tuaja.

Pjesë e një organizate dinamike - Së bashku me kompaninë mëmë ICTS Europe, ne kemi më shumë se 30 vjet eksperiencë në mbrojtjen e jetës dhe të pronës, duke ofruar zgjidhje  dhe mendime inovative për biznesin e sigurisë.