Search

Language switch

EAGLE CBT

EAGLE CBT

EAGLE CBT: Eagle është një platformë inovative trajnimi gjatë të cilit përdoret një kompjuter (CBT) dhe ofron një gamë të gjerë informacionesh specifike për sektorin e sigurisë:

  • Specializim i plotë për Sigurinë Ajrore
  • Përdorimi i metodikave më të fundit me bazë kompjuterin
  • Projektuar nga një ekip ekspertësh për sigurinë.

Platforma EAGLE CBT mbulon tërësisht të gjitha aspektet e arsimit përmes ushtrimeve interaktive dhe moduleve të testimit. Gjithashtu, kjo platformë ofron një seri kursesh të projektuara në mënyrë specifike jo vetëm për trajnimin bazë të stafit të ri, por edhe trajnimin e herëpashershëm të personelit.

Përfitimet:

  • Fleksibiliteti – përputhet plotësisht me rregulloret nderkombetare, por edhe ndryshohet lehtë për të mbuluar çdo ligj apo proçedurë lokale
  • Efikasiteti – Zvogëlon shpenzimet e trajnimit dhe kohën e nevojshme
  • Përdoret lehtë – lejon kontrollin e plotë të konsumatorëve
  • Në shumë gjuhë – aktualisht përdoret në 22 gjuhë
  • Shërbim 24 orë – një ekip dinamik dhe me përvojë është gjithmonë aty për t’i shërbyer klientëve me entuziazëm dhe për të mbajtur nivelin e kënaqësisë së tyre sa më lartë

Platforma arsimore EAGLE CBT mbështet një gamë të gjërë programesh në lidhje me sigurinë ku përfshihen:

  • DetAct-Identifikimi i individëve të dyshimtë
  • PRM – Shërbim klienti i shpejtë
  • Security Agent Training – Trajnimi bazë i rojeve të sigurisë
  • ID-Match – Arsimi për identifikimin personal
  • Passenger Screening Course – Kontrolli fizik
  • Hand Search for Bags Course – Kontrolli i bagazheve
  • Vehicle Search – Kontroll i lartë sigurie në automjetet që hyjnë në zona të kufizuara.
  • Customized Courses – Kurse të specializuara

Mund të gjeni informacione të detajuara për EAGLE and EAGLE DetAct tek faqja ICTS Europe Systems.