Search

Language switch

Pse ne?

Shumëllojshmëri industriale me zgjidhje pionere!

  • Siguria Ajrore: Me një përvojë të gjatë në sigurimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, grupi ICTS është zgjidhja më e besueshme për sigurimin e infrastrukturës, ruajtjen dhe kontrollin e cilësisë në çdo fushë të rëndësishme duke përdorur teknologjinë dhe ide inovative.
  • Siguria e Linjës Ajrore: Kompanitë ajrore veprojnë në një mjedis, i cili është shumë konkurrues dhe ndryshon me shpejtësi, dhe ndër të tjera duhet të përballojnë krizën ekonomike, rritjen e çmimit të karburantit si dhe konkurrencën. Megjithatë, siguria mbetet një çështje vendimtare, sidomos pas ngjarjes të 11 shtatorit, ku industria dhe puna në mbarë botën ndryshoi.
  • Siguria e Përgjithshme: Me një përvojë të gjatë në sigurimin e aeroporteve, grupi ICTS është zgjidhja më e besueshme për sigurimin e infrastrukturës, ruajtjen dhe kontrollin e cilësisë në çdo fushë të rëndësishme.
  • Siguria e Ngarkesave/Mallrave/ zgjidhje me K9 : Me një përvojë të gjatë në kontrollin e ngarkesave, ICTS ju ofron shërbimin e sigurisë në rast të zbulimit të sendeve/mallrave të rrezikshme apo të ndaluara.
  • Konsultimet & Trajnimet: Programi i trajnimit për sigurinë që ofrohet nga ICTS mbulon të gjitha pozitat dhe nivelet të një organizate. Programi përfshin sigurinë e linjave ajrore, avionave, porteve, si dhe edukimin teorik dhe praktik në vendin e punës duke përdorur teknologjinë më të fundit të platformës e-Learning, e cila është zhvilluar në laboratoret e Grupit të Kërkimit dhe Zhvillimit.
  • Zgjidhje për sistemin: ICTS ofron shërbime sigurie me anë të qenve të saj të trajnuar të cilët janë përdorur për të zbuluar akte të paligjshme apo kriminale (zbulim eksplozivi apo identifikim të emigrantëve të paligjshëm).