Search

Language switch

ICTS në Shqipëri

“ICTS Albania” është filiali shqiptar i grupit ICTS Europe i themeluar në Tiranë në prill të vitit 2005. Që atëherë, ICTS Albania ofron shërbimet e sigurisë më të lartë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe siguron të gjitha linjat ajrore që përdorin aeroportin e Tiranës. Ndër shërbimet që grupi ICTS Albania ofron në sektorin e aviacionit përfshihen: skanerimi me paisje me rreze – X dhe kontrolli fizik i pasagjerëve dhe bagazheve, siguria e ngarkesave/ mallrave , dhome operacionale e  kontrollit me CCTV, kontrolli i hyrjeve, ruajtja dhe patrullimi i vazhdueshëm, trajnimet, menaxhimi dhe mbikqyrja e sigurisë, auditimet, stërvitjet/ testet, etc.

ICTS Albania ka gjithashtu një gamë të gjerë shërbimesh, në sektorin e sigurisë detare dhe sigurisë së përgjithshme, dhe kryen aktivitetet e saj në bazë të nenit nr.8770, datë 19.04.2001 "Shërbimi i mbrojtjes dhe sigurisë fizike" dhe akte të tjera normative të nxjerra në zbatim të tij. Kompania është themeluar në perputhje me kërkesat e ligjit nr.887 datë 19.04.2001 “Shërbimi i Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike”.

"ICTS Albania - Integrated Services" mban liçensën ‘Ltd LN-1430 -04-2010 category a + b, datë 29.04.2010 dhëne nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe nga QKL për shërbimet e poshtëshënuara:

  • Mbrojtje dhe siguri fizike të pronës
  • Mbrojtje dhe siguri fizike të personave, shtetasve shqiptar apo të huaj
  • Ofrimi i shërbimeve të sigurisë ajrore
  • Ofrimi i shërbimeve të sigurisë detare
  • Shërbime për sigurinë e transportit
  • Shërbime për sigurinë e përgjithshme dhe shërbimeve të tjera të kualifikuara

 

Në sektorin detar shërbimet e ofruara përfshin të gjitha shërbimet e sigurisë: roje, patrulla, trajnime, kontrollin e hyrjeve,skanerim me rreze- x etj.

ICTS në Shqipëri, përveç shërbimeve në aeroportin e Tiranës, ofron shërbime të sigurisë edhe për hotelene Tirane , përdorues industrialë (petroleum) në rajonin e Vlorës, si dhe në Fier, Selenicë, Kocul, etj. Për shumë nga klientët e mësipërm ICTS ofron edhe shërbime për parandalimin e humbjeve të sendeve apo pronave të veçanta përmes ruajtjes dhe patrullimit të vazdhueshëm.

Shumë institucione të tjera, si pothuajse të gjitha bankat në Shqipëri, janë klientë të ICTS Albania, pasi ne ofrojmë shërbimet dhe trajnime ndergjegjesimi  sigurie dhe sherbime VIP.

ICTS Albania - Fakte & Shifra

Ofron shërbime sigurie në Aeroportin e Tiranës dhe firmat e huaja kryesore që prej vitit 2005

  • 10 vjet ofrues sigurie ekskluziv në Aeroportin e Tiranës
  • 180 punonjës
  • Trajnimi i përdoruesve të aeroportit (GSAT)
  • Monitorimi i 2 milion pasagjerëve
  • Kontrolli i 2 milion dokumentave ligjore të udhëtimit
  • Skanerimi i 1 milion bagazheve & mijëra ton mallrash/ ngarkesash
  • Sigurimi i hoteleve, bankave dhe përdoruesve të tjerë industrialë